Soko: Informaliteti i lartë, pengesë për tregun e kapitalit

Soko: Informaliteti i lartë, pengesë për tregun e kapitalit

Mungesën e një tregu kapitalesh në Shqipëri, eksperti i ekonomisë, Pano Soko, e shpjegon me informalitetin e lartë në vend. Në studion e MCN Economy, Soko tha se mungesa e transparencës është bërë pengesë për ngritjen e bursës.  

Duhet që të ketë transparencë, të kemi raporte financiare të qarta dhe transparente. Informaliteti në raportimin financiar është shumë i lartë dhe nuk është përmirësuar aspak. Kriteri kryesor për tregun e kapitalit është që t’i duhet të jesh transparent. Duhet të jenë të qarta e të sakta sepse do t’u serviren klientëve. Investitori duhet të ketë parasysh panoramën. Kjo ka munguar në Shqipëri. Edhe bizneset publike kanë bilance të modifikuara. Duke mos pasur këtë element kyç, nuk është hapur bursa, sepse nuk ka kush listohet aty. Po t’i futesh, asnjë biznes nuk ka një bilanc transparent.

Bankat janë ena komunikuese mes investimeve të vendevetë caktuara dhe vendit pritës, pra ne. Një investitor që të vijë duhet të gjejë një burim financimi. Është e zakonshme që një investitor Italian ta gjejë veten te bankat italiane.  

Problematikat kryesore që kanë pasë bankat ka qenë ajo e krizës së borxheve të këqija, të cilat arritën në 23%. Ajo krizë u prodhua edhe për shkak të korrupsionit brenda bankave. Ishte një shumë e paimagjinueshe: 22% të nivelit të aseteve kredi e keqe.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy