“Titanik 2”, Menduh Thaçi dënohet me 3.2 vjet burg (VIDEO)

“Titanik 2”, Menduh Thaçi dënohet me 3.2 vjet burg (VIDEO)

Kryrtari i PDSH-së në maqedoninë e Veriut Menduh Thaçi, është dënuar me 3 vjet e dy muaj burg. Thaçi akuzohet për parregullsitë në zgjedhjet vendore të vitit 2013.

Dënohet me 3 vite e 2 muaj burg kryetari I partisë demokratike shqiptare në Maqedoninë e veriut Menduh Thaci.

Vendimi për Thacin dhe 5 të akuzuarit e tjerë, të përfshirë në procesin e ashtuquajtur Titanik 2 u dha këtë të premte nga Gjykata Penale në Shkup.

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare dhe disa ish-anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe ish-zyrtarë të lartë shtetërorë akuzohen për rolin të tyre në parregullsitë e procesit të zgjedhjeve vendore në vitin 2013.

Bedredin Ibrahimit, po ashtu zyrtar i lartë i PDSH-së dhe ish-anëtar i KSHZ-së iu dha nga gjykata dënimi më i madh: 4 vjet e gjashtë muaj burg.

Po ashtu, me burg u dënuan edhe ish-anëtarë të tjerë të KSHZ-së: Aneta Stefanova, 3 vjet burg; Vllatko Sajkovski, 3 vjet burg; Sasho Sërcevit, 3 vjet burg dhe ish-drejtori i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov, 3 vjet burg. për të njëjta akuza dy vite më parë u arrestua dhe kryetari I komunës së pustecit në shqipëri Edmond themelko, i cili akuzohet se kishte falsifikuar dokumentat për 400 persona nga pusteci të cilët më pas kishin votuar për zgjedhjet vendore të 2013-ës.

Po kështu nën akuzë vlen dhe për ish-kryeministrin nikolla gruevski dhe ish-ministrja e brendshme Jankullovska.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy