El Salvador, vendi ku mund të blini gjithçka me Bitcoin

El Salvador, vendi ku mund të blini gjithçka me Bitcoin

El Salvador, një shtet i Amerikës Qendrore ka derdhur miliona dollarë në Bitcoin dhe e ka bërë atë mjet ligjor nëntë muaj më parë, duke inkurajuar njerëzit ta përdorin atë për transaksione të përditshme.

Në El Salvador ju mund të blini gjithçka me Bitcoin, nga xhinglat e vogla në rrugë, ushqimet, benzinën madje mund të blini edhe shtëpi.

Blerja me kriptomonedhë nga shitësit në rrugë deri tek zinxhirët kryesorë është një përvojë e jashtëzakonshme.

Vendimi i presidentit Nayib Bukele për ta bërë të ligjshëm kursin e kriptomonedhës do të thotë se teorikisht ajo tani duhet të pranohet nga të gjitha bizneset, së bashku me monedhën tjetër të El Salvadorit, dollarin amerikan.

Por përplasja e fundit e kriptomonedhës ka shkaktuar më shumë pyetje në lidhje me përdorimin e fondeve publike prej afro 100 milionë dollarësh për të blerë Bitcoin. Çdo blerje festohet nga presidenti  me një postim në Tëitter.  

2300 bitcoin të vendit tani vlejnë sa gjysma e asaj që pagoi qeveria për to, por ministri i financave ka thënë  se ka rrezik fiskal jashtëzakonisht minimal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy