Zbulohet këngëtari që u përfol nga Rama: Unë nuk lëpi mendere bandash!

Zbulohet këngëtari që u përfol nga Rama: Unë nuk lëpi mendere bandash!

Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme kritikoi ish-aleatin e tij në qeverisje, Lëvizjen Socialiste për Integrim, sa i përket punonjësve në administratë

Ai tha se kanë gjetur edhe këngëtarë që punonin në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, duke thënë se kjo kohë do të iki. Por për këtë akuzë, ka reaguar vetë këngëtari në fjalë, i cili është Klajdi Musabelliu. Këngëtari që u bë i njohur për të gjithë shqiptarët nga programi i parë i “Ethet e së Premtes Mbrëma” i është përgjigjur kryeministrit Rama përmes një statusi në rrjetin social.

“Unë këngëtar, gazetar dhe aktor dublant jam i nderuar koleg piktor. Por më mirë këngëtar dhe me dinjitet, sesa të lëpi mendere në këtë kohë bandash, droge dhe neokomunizmi që po instalon ti. Vdekja Fashizmit Liri Popullit, i nderuar”, shkruan Musabelliu në rrjetet sociale. Aty, ai ka postuar edhe një foto të tijën me kryeministrin Rama në moshë më të re, dhe diplomën që tregon se është diplomuar për Shkenca Komunikimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy