Përplasja me agjentët e BKH/ Kapllanaj shpjegon si ndodhi ngjarja në biznesin e tij dhe përfshirja e dy nipërve (VIDEO)

Përplasja me agjentët e BKH/ Kapllanaj shpjegon si ndodhi ngjarja në biznesin e tij dhe përfshirja e dy nipërve (VIDEO)

Ish-kryebashkiaku i Ballshit Agron Kapllanaj, sqaron ngjarjen e një dite më parë ku u raportua se dy nipërit e tij u konfliktuan fizikisht me hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ai tha për “MCN Informacion se nipërit e tij kanë emra, por se në vendin tonë duan t’i lidhin gjërat dhe duan t’i bëjnë pis emrin e një figure që merret me politikë.

Ai sqaroi se makinë civile, me targa civile, pa logo dhe targa polcie ku ndodheshin katër persona civilë, tre zotërinj dhe një zonjë, kanë parkuar pranë subjektit të familjes dhe kanë ngritur një dronë duke filmuar.

Kapllanaj shtoi se më pas ata kanë ikur dhe janë rikthyer sërish për të kryer të njëjtin veprim dhe roja i objektit ka njoftuar drejtorin e kompanisë dhe drejtori iu ka kërkuar sqarime se për çfarë ishin dhe pse po filmonin.

Drupal Ad

Zonja tha se nuk po filmonim objektin tuaj por një tokë se jemi të interesuar për ta bërë. drejtori iu ka thënë spostohuni se jemi në pronë private se objekti ku ndodheni nuk është në shitje.

Drejtori i kompanisë sime me kërkesën time i kam thënë të bënte një fotografi pasi nuk iu prezantuan kush ishin.

I thashë fotografoi se këta që erdhën ditën, mund të vijnë nesër të grabisin dhe të kemi një targë makine, aty janë acaruar dhe kanë thënë ta fshish.

Drejtori ka thënë nuk e fshi këtë foto se unë për këtë punë jam këtu.

Tre persona, mes tyre dhe zonja janë sjellë shumë njerëzor, në këtë moment hidhet personi tjetër që ishte në rolin e shoferit i thotë fshije atë foto se ti nuk e imagjinon se çfarë do të gjejë ty po nuk e fshive.

Ai i thotë se unë nuk e fshi se e raportova te pronari. Në atë moment filloi të shante me rob shpie drejtorin dhe pronarin.

Drejtori më merr telefon dhe zbres poshtë. Kur zbres unë, ata kishin ikur.

Marrë drejtorin dhe shkoj për të bërë kallëzim në polici, menjëherë kontaktoj policin roje dhe i them a ka drejtues policie se kam një kallëzim për të bërë se persona të panjohur më kanë ardhur në subjekt më kanë kërcënuar dhe ofenduar.

Thashë të lutem sa më shpejt se mos ndodh ndonjë gjë. Pas 10-15 minutash, më konfirmon se shefi i komisariatit po ju pret.

Një polic më çon në zyrën e shefit të komisariatit. Më thotë keni të drejtë të bëni kallëzim për sa kohë nuk u prezantuan se kush ishin.

Në fund të bisedës kur i tregova dhe targën shefi i komisariatit më pohoi se janë shërbime të policisë. Në këtë moment u shokova.

Shërbime të policisë që të kërcënojnë dhe shajnë drejtuesit e një subjekti, nuk dua ta besoj. I thashë me që është subjekt policie të vijnë të bëjnë ballafaqim të kërkojnë falje dhe ta mbyllim.

Gjatë kohës që unë kam qenë brenda në komsiariat me shefin e komisariatit. Jashtë dy nipërit e mi dhe një nga punonjësit e kompanisë, kanë kaluar në hyrje të qytetit të Fierit dhe kanë konstatuar makinën me ato targa dhe katër personat.

Kanë qëndruar te mjeti dhe i kanë kërkuar sqarime, ju ishit te subjekti ynë, pse na shatë dhe kërcënuat, kush jeni.

Njëri nga ata del e shtyn dhe i thotë largohuni që këtu. Ai i thotë mirë që na keni sharë, por dhe na shtyni.

Personi tjetër del nga makina, mbush armën, del nga makina dhe i thotë ikni se ju vrava. Para një arme, kushdo të jetë do bëj një hap pas. Këtë ma ka thënë drejtori i kompanisë.

Policia vjen dhe shkon të ndalojë personin që ishte me armë në dorë, se ndoshta as patrulla nuk e dinte kush ishin.

Në atë moment ai prezantohet, unë jam punonjës i Byrosë Kombëtare të Hetimit, jam në shërbim, prandaj më largo personat që janë këtu.

Nga ky moment nuk ka ndodhur asgjë. Unë nuk kam qenë prezent, mund të ketë pasur shtytje nga njëra palë apo tjetra.

Kaq ka ndodhur, më shumë ka ndodhur ngritje zëri, nga një palë apo tjetri dhe ngritje arme nga personi që ishte në makinë.

Janë shoqëruar në komisariat, unë kam qenë në komisariat dhe kur erdhën nipërit e mi dhe punonjësit e operacionales apo BKH.

Unë kam pasur një kontakt në ambientet e drejtorisë me zonjën dhe iu prezantova dhe i them ju keni ardhur në ambientet private keni ngritur dronin dhe nuk jeni identifikuar.

Se nëse jeni identifikuar unë do ju krijoja kushte edhe më komode. Më tha se keni të drejtë, por ne këtë punë kemi dhe ju na prishët operacionin.

Zonja më tha se operacioni nuk ka lidhje me ju, por ne gjetëm si vend më të përshtatshëm atë vend parkimi që ishte i juaji. Ju erdhët dhe na prishët operacionin.

Ndoshta me të drejtë se u dekonspirua, por dhe ne me të drejtë se u fut në pronën private. Kjo është një çështje që ka keqkuptim nga të dyja palët.

Unë ju thashë hajde kontrolloni edhe nëse nuk keni mandat nga gjykata. Ne nga viktimë jemi kthyer në dhunues dhe dhunuesit nga dhunues janë kthyer në viktimë.

Nëse merret e mirëqenë çfarë thotë një palë dhe pala tjetër nuk dëgjohet kjo do të thotë se jemi në diktaturë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy