Sot afati i fundit, pesë prokurorët që kandidojnë për kreun e SPAK (VIDEO)

Sot afati i fundit, pesë prokurorët që kandidojnë për kreun e SPAK (VIDEO)

Prokurorët Klodian Braho, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Sotir Kllapi dhe Elvin Gogaj, janë 4 kandidatët që garojnë për kreun e SPAK. 

 

Drejtuesi  i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.

 

Sot është afati i fundit i vendosur nga KLP për dorëzimin e platformës për prokurorët që synojnë drejtimin e SPAK. 

 

“Afati 21 ditor i lënë nga KLP për të interesuarit për të qenë pasues të Dumanit, është në orët e fundit. Janë bërë publike emrat e garuesve. 

Jo të gjithë kanë shfaqur interes. Pak minuta më parë, i fundit që ka aplikuar është Adnan Xholi. Janë dy procese që zhvillohen në godinën e SPAK. Ende pritet të ketë përgjigje kush do të jetë drejtuesi i BKH-së. Vijon të mbetet pezull për shkak të procesit të vettingut. Mund të jenë të dyja proceset paralelisht”, tha gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e MCN LIVE. 

 

Po ashtu Rusta tha se ndër hetuesit që kanë CV më të pasur, janë Adnan Xholi dhe Klodian Braho. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy