Flogert Muça komentoi në studion e emisionit “Zonë e Lirë” vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi sot ankimimin e kryeministrit Edi Rama për masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Ai tha se me një vendim të tillë nuk krijohet precedent dhe asnjëra nga palët nuk del e humbur.
Varet si do ta lexojë Rama këtë vendim. Argumentimin mund ta trajtojmë. Edhe ata që janë pro thonë që pezullimi merret në Kuvend. Pra edhe japin OK edhe thonë merret në Kuvend. Fjala pezullim nuk thuhet as që e jep parlamenti.
Ka një gjë që duhet thënë. Po ta lexojmë ftohtë lajmin, mua më duket situatë win-win. Me këtë vendim, precedenti nuk krijohet. Zonjës Balluku nuk i hiqet mandati nga Komisioni. E kam fjalën për kërkesën e SPAK. Vazhdon deputete. Gjykata Kushtetuese me vendimin 4 me 4, Ramës i ka thënë rri i qetë, SPAK-ut nuk po ta cenoj imazhin dhe Ballukut i ka thënë nuk po ta cenoj imunitetin. Gjyqtarët mund ta kenë bërë se nuk kanë pasur guxim të marrin një vendim të fortë.



