Marrëveshje për një Komision Special mes Di Maio e Salvini është një hap drejt qeverisë re

Marrëveshje për një Komision Special mes Di Maio e Salvini është një hap drejt qeverisë re

Kjo lëvizje e fundit përforcon idenë e një marrëveshjeje mes Lega Nord dhë Lëvizjes 5 yje në prag të raundit të dytë të bisedimeve në Quirinal për formimin e qeverisë së re.

Dy liderët e dy forcave politike kreu i Legas Matteo Salvini dhe ai i 5 yjeve Luigi Di Maio, kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike ku kanë arritur në konkluzionin e përbashkët të krijimi të Komisionit Special me në krye deputetin e Legas Nikola Molteni.

Kjo gjë është bërë e ditur nga deklarata e përbashkët mediatike mes këtyre dy forcave politike që informojnë se kanë arritur së bashku një marrrëveshje për të kthyer sa më shpejt të mundur operative punën e parlamentit të legjislaturës së re.

Menjëherë pas konfirmimit të marrëveshjes Salvini, përsëriti se forcat e qendrës do të shkojnë deri në Kuirinale së bashku. "Sot kam thirrur Di Maio për të përshpejtuar punën e Kongresit dhe Senatit. Nesër ne do të shkojmë një qendër-bashkuar tek presidenti Mattarella". 

Mediat italiane raportojnë se ky komison special parlamentar është një organizëm i përkohshëm institucional i cili operon në kushtet e mungesës së komisoneve të përhershme që ngrihen zakonisht pas formimit të qeverisë.

Puna e këtij komisioni do të vazhdojë deri në nisjen e punës së qeverisë së re. Çdo forcë parlamentare ka përfaqësuesit e saj në këtë komision në varësi të rezultatit të votimit të 4 marsit.

Po gjatë ditës së sotme lideri i Partisë Lidhja Matteo Salvini ka deklaruar se "koalicioni i qëndrës së djathtë ku ai bën pjesë duhet të dialogojnë me forcën e dytë fituese, që sipas tij është Lëvizja 5 Yje e që kjo nga ana e saj duhet të arsyetojë. Të gjithë duhet përgjegjësohemi me një program të përbashkët duke i dhënë kështu udhë nisjes së punës së një qeverie të re", tha ai.

Marrëveshja e përbashkët e arritur sot mes Lëvizjes 5 Yje e Partisë Lidhja konsiderohet nga analistët e politikës italiane si një hap para drejt një qeveri koalicioni mes tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy