Bejko: Vendosja e drejtësisë do rrëzojë klasën e vjetër politike. Jo etike marrja me forcë e ish-Presidentit (VIDEO)

Bejko: Vendosja e drejtësisë do rrëzojë klasën e vjetër politike. Jo etike marrja me forcë e ish-Presidentit (VIDEO)

Pedagogu Roland Bejko duke komentuar në edicionin e lajmeve në MCN TV arrestimin e Ilir Metës tha që vendosja e drejtësisë në vend do të rrëzojë klasën e vjetër politike. Megjithatë ai shton se nuk ishte etik marrja forcërisht e ish-Presidentit nga agjentët e BKH-së. Duke folur mbi prangosjen e ish-deputetit Çyrbja, Bejko tha se Ramës po i bien një nga një bashkëpunëtorët e tij dhe një qeveri me vota të vjedhura nuk ka legjitimitet moral.

Opinioni publik ka qenë në favor të arrestimeve të tilla, për nivelin e lartë të politikës shqiptare, ish-kryeministra, ish-presidentë, ministra. Drejtësia e re do ta kryejë misionin e saj, ditën kur ne ta kuptojmë se në Shqipëria ka mbaruar së kryeri korrupsioni i madh. Korrupsioni vazhdon në Shqipëri dhe për sa kohë ata që kryejnë korrupsion s’kanë frikë nga drejtësia, këtu ka diçka që çedon. Nëse është marrë forcërisht s’është etike, pastaj s’e di a është apo s’është ligjore. Një ish-President që vazhdon të ketë mbrojtje nga garda, natyrisht mund të kishte mënyrë tjetër. SPAK pa cenuar hetimet, pjesën që ka të bëjë me komportimin, duhet ta bëjë publike, të japë një shpjegim për këtë çështje. SHBA-të së bashku me BE-të kanë qenë partizanë të reformës në drejtësi, për ta shkëputur nga kthetrat e politikës dhe për ta bërë të pavarur. Aty u shpreh që drejtësia ka nevojë për mbështetje. Edhe vet Escobar-i s’ka guxuar t’ua bëjë këto akuza drejtësisë kolumbiane, edhe pse kishte ndikim më të fortë. Të përdorësh gjuhën që ka përdorur sot sekretari i PL, Ilir Meta kur i drejtohej SPAK-ut, faktorit ndërkombëtar, apo të dëgjosh Berishën si anatemon çdo kundërshtar, politik ose jo politik, këtu ka diçka shumë të rëndë që s’shkon. Politika shqiptare është e zhytur aq keq saqë po i ikën vetëdija dhe po shprehin të gjithë frustracionet e tyre. Nuk u vinte e keqja nga drejtësia sepse e kishin instrumentalizuar. Për CEZ-DIA-n, vet Berisha e ka akuzuar Metën, edhe Meta e ka akuzuar për të birin. Nëse SPAK-u është i instrumentalizuar politikisht nga Rama, siç thotë Meta dhe Berisha, herët ose vonë e vërteta do gjendet”.

I pyetur mbi arrestimin e ish-deputetit socialist, Bejko thotë:

Z. Çyrbja është një nga përfaqësuesit dinjitoz të krimit elektoral, nuk është i vetmi ai, sipas akuzës gjithmonë. Do bëhet një goditje e fortë sepse jemi para zgjedhjeve. S’mund të ketë legjitimitet moral një qeveri që del me vota të vjedhura. Në momentin që i vërtetohet që del me vota të vjedhura, në atë moment edhe qeveria duhet të japë dorëheqjen. Edi Ramës po i bien të gjithë një nga një, po vendos në mur të gjithë portretet e bashkëpunëtorëve të tij. Nuk ka më vend për vendosjen e portreteve të tyre në mur. Por rotacioni është bllokuar nga qenia e Berishës në krye të opozitës. Në momentin që largohet Berisha nga kreu i PD, në atë moment hapet momenti për t’u bërë rotacioni. Drejtësia po e ndihmon këtë gjë. Mjafton të vendoset drejtësia dhe klasa e vjetër politike rrëzohet vetvetiu”.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy