Krijoi media me paratë e grupit kriminal, GJKKO i heq arrestin e shtëpisë Besnik Myftarit

Krijoi media me paratë e grupit kriminal, GJKKO i heq arrestin e shtëpisë Besnik Myftarit

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka hequr masën e sigurisë “arrest shtëpie”, të dyshuarit si pjesë e dosjes “Aruba” i akuzuar për pastrim parash, Besnik Myftari.

 

Myftari akuzohet se krijoi dhe hapi televizionin ABEG TV dhe Radion STA dhe portalin STA të lajmeve për llogari të anëtarëve të grupit kriminal. 

 

Pak ditë pas arrestimit, gjykata konfirmoi arrestin e shtëpisë ndaj tij, ndërsa një ditë më parë GJKKO vendosi ndaj tij “detyrim paraqitje”.

 

Për rrjedhojë urdhërohet personi nën hetim Besnik Myftari që të paraqitet para oficereve të policisë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, të premten e tretë të muajit, ora 12.00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy