
Analisti Ben Andoni tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se vendimi i Apelit të GJKKO-së për të lënë Ilir Metën në burg, ishte i pritshëm sepse sistemi i drejtësisë është gjendur para agresionit të akuzave të kreut të Partisë së Lirisë.
Sipas Andonit, rruga e Metës është pa kthim dhe se atij i mbetet vetëm të ruajë dinjitetin dhe të mbrohet deri në fund.
Besoj që është vendim pritshëm sepse sistemi i drejtësisë është gjendur para agresionit të akuzave joverbale të zotit Meta. E keni parë që ka përdorur një fjalor aspak normal ndaj tyre dhe këtë e tregoi dhe në GJKKO, mënyrën si u prezantua.
Në tagrin e tij si ish-President mendoj se mund të kishte lehtësira, por do i kishte nëse do sillej më qetë dhe më normalisht me sistemin e drejtësisë tek ne. Nuk besoj se rruga e Metës ka kthim.
I mbetet të përgatitet sa më mirë për çështjen. Sot ishte përgatitur mirë, të ruajë dinjitetin dhe të mbrohet deri në fund.



