Ylli amerikan i muzikës Rock, Bruce Springsteen e ka quajtur Donald Trump një demagog, duke thënë se grupi i tij tashmë janë pjesë e e "rezistencës së re Amerikane" kundër urrejtjes dhe ndarjes. Springsteen tha se edhe linja që ka ndjekur bashkë me grupin në këngët e tij të fundit është ndikuar nga fushata e Trumpit dhe marrja e Presidencës.



