
Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është arrestuar ditën e sotme nga me urdhër të SPAK për abuzim me fondet e BE-së.

Duke u vendosur në krye të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Beqaj ka arritur të 'fus duart' te fondet e BE-së në shërbim të restorantit të tij në Kalanë e Tiranës, 'Gzona'.
Lidhur me këtë gazetarja Ola Xama, tha në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, se sipas përllogaritjeve, vlera e faturave të lëshimit në restorant, kap shifrën 200 mijë
Sipas përllogaritjeve vlera e faturave të lëshimit arrin vlerën 200 mijë €, ndërkohë po të llogaritet vlera e apartamenteve dhe makinës, mund të kap vlerën e rreth 350 mijë €. Është kosntatuar që gjatë kohës që Beqja ka qenë nën hetim për koncesionin e sterilizimit, personi i besuar i drejtorit Beqja, ka dalë në përgjime duke folur me restorante për të lëshuar fatura fiktive. Agjencia jepte fonde sikur është ngrënë drekë, por ajo nuk hahej dhe merreshin paratë. Merreshin paratë nga dy gara, njëra nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit prej 125 mijë eurosh dhe tjetra nga Ministria e Kulturës prej 380 mijë eurosh dhe nga SASPAK.



