Autoritetet akademike të dy universiteteve në Moskë, Universiteti Ndërkombëtar dhe Akademia Veterinare, po ftojnë studentët e tyre që të marrin pjesë në mitingun e Presidentit rus Vladimir Putini më 22 shkurt.
Gjithçka duke premtuar përjashtim nga frekuentimi i detyrueshëm i shkollës gjatë asaj dite, ushqim, dhurata dhe në disa raste, batanije dhe veshje firme.
Më tej, studentëve që marrin pjesë u premtohet një rritje e pikëve në konkursin për titullin studenti më i mirë i vitit të parë, një pikë shtesë për çdo mik të nxjerrë në rrugë.
Në njoftimet e postuara në godinat e universitetit saktësohet se të gjithë pjesëmarrësit në mitingun e mëparshëm të Presidentit rus ishin “shumë të kënaqur”.



