Presidenti polak Andrzej Duda tha se Rusia do të pushtojë edhe vende të tjera nëse fiton luftën kundër Ukrainës.
Ai parashikoi një ofensivë të re ushtarake të Kremlinit në javët e ardhshme.
Duke folur në Forumin Ekonomik të Katarit, kreu i shtetit polak tha gjithashtu se aleatët e NATO-s janë të pambrojtur.
“Nëse rusët ia dalin të fitojnë në Ukrainë, nëse arrijnë të arrijnë qëllimet e tyre, ata do të sulmojnë vendet e tjera. Mund të jenë shtetet baltike, ndoshta Finlanda, ndoshta Polonia”, tha Duda.
Nga ana tjetër sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha nga Kievi se NATO do të jetë më e sigurt me ushtrinë ukrainase në krah.
"Ju keni shumë për t'i mësuar Aleancës", tha Blinken.



