
Njeriu më i pasur në planet, Elon Musk, ka krijuar edhe një herë kaos dhe bujë në internet me postimet e tij në Twitter. Miliarderi dhe CEO i Teslas, të martën shkruajti në “Twitter” se po blinte klubin e futbollit të Manchester United.
“Gjithashtu, unë jam duke blerë Manchester United”, u tha Musk 103 milionë ndjekësve të tij në “Twitter” pa zbuluar asnjë detaj
Disa orë më vonë dhe pasi u publikuan disa artikuj lajmesh rreth pretendimit të tij të guximshëm Musk sqaroi se e gjitha ishte një shaka.
"Jo, kjo është një shaka e gjatë në Twitter. Unë nuk jam duke blerë asnjë ekip sportiv," tha ai pasi një përdorues e pyeti nëse ishte serioz mbi ofertën.
I pyetur në lidhje me postimin e Musk në Twitter, një zëdhënës i Manchester United i tha CNN Business se "ne nuk komentojmë thashethemet dhe spekulimet".



