Skadon ultimatumi, protesta vazhdon, studentët bllokojnë “Zogun e Zi”

Skadon ultimatumi, protesta vazhdon, studentët bllokojnë “Zogun e Zi”

Pas përfundimit të ultimatumit të vendosur nga protestuesit, të rinjtë kanë debatuar në lidhje me formën e përshkallëzimit të protestës dhe më pas kanë vendosur që forma të jetë bllokimi i rrugëve dhe qëndrimi në protestë

Studentët janë ndarë në dy grupe pas debatit për formën e përvijimit të protestës, një grup ka qëndruar në Ministrinë e Arsimit ndërsa një tjetër grup ka vendosur të largohet në zonën e “Zogut të Zi”, me qëllim që të bllokojë rrugën.

Mbetet ende e paqartë sesi protesta do të vijojë në kushtet kur që prej 7 ditësh, studentët janë mbledhur pa asnjë lloj organizimi dhe si një forcë e lirë e protestimit. Kjo është dita e parë që studentët kanë vendosur që ta vijojnë protestën edhe në orët e pasdites, pasi në ditët e shkuara protesta mbyllej rreth orës 16:00.

Aktualisht në zonën e Zogut të Zi, për shkak të bllokimit të menjëhershëm të rrugës nga studentët, oficerët e policisë po mundohen të komunikojmë me të rinjë në mënyrë që të normalizojnë qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë një grup prej studentëve që kanë qendruar tek Minsitria, janë nisur drejt Zogut të Zi, për të negociuar me studentët që u drejtuan pak më herët aty dhe kanë bllokuar rrugën, që të kthehen sërish pranë Ministrise.

Gjithashtu disa studentë kërkojnë që të shkojnë në kryeministri por kjo nuk pranohet nga studentë e tjerë të cilët bëjnë thirrje për të mos u përçarë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy