
Britania është bërë vendi i parë në Europë që kalon pragun e 100 mijë të vdekurve për shkak të COVID-19. Kjo shifër arriti sot pasi në 24 orët e fundit humbën jetën 1631 persona.
Sakaq kryeministri Boris Johnson mori përgjegjësitë e plota për të gjithë veprimet e qeverisë, duke thënë: “Në bemë gjithçka që kishim në dorë, më vjen keq për çdo jetë të humbur”.
Ekzaktësisht që prej fillimit të pandemisë Britani ka shënuar 100.162 raste vdekje. Ndërkohë në rang global Britania është e pesta për këtë statistikë pas SHBA-ve, Brazilit, Indisë dhe Meksikës.



