"Meta delfini i Berishës", Koçi: LSI model negativ politik, u ushqye në kurrizin e PS

"Meta delfini i Berishës", Koçi: LSI model negativ politik, u ushqye në kurrizin e PS

Deputeti socialist Petro Koçi i ftuar në emisionin ‘Bilardo’ në MCN teksa ka komentuar partinë e Ilir Metës u shpreh se LSI si fenomen politik është një dëm i jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe si model politik është tejet negativ.

Ai tha se partia e Metës krijoi një dëm te të rinjtë me modelin e iluzionit të krijimit të një karriere të shpejtë. Sipas tij që në kohën e krijimit të saj, LSI u ushqye në kurrizin e Partisë Socialiste.

Meta ka qenë që herët delfini i Berishës dhe së bashku përbëjnë një tango të fëlliqur të politikës shqiptare. Ilir Meta është ushqyer në kurrizin e të majtës, ka qenë në fakt njëlloj po themi mbyllje sysh e PS që lejoi që shumë njerëz të saj të shkonin te Meta dhe pasoja ishte e menjëhershme në zgjedhjet e 2005.

Në kohën e Nanos ishte njëlloj indiference nga kryesia dhe më çudiste mos reagimi i Fatosit dhe sekretariatit që kishte në dorë veprimin, organizmin dhe nuk po bënte asgjë. Që në atë kohë LSI u ushqye në kurrizin e PS.

Më tej ai shtoi se nuk beson se e beson njeri Metën në këtë plan sepse pragmatizmi i tij dhe partisë që ka drejtuar dhe drejton ka kaluar çdolloj vije të kuqe morale.

Nëse ka një parti që është e gjitha pa moral është LSI. Nuk po them se të gjithë partitë e tjera janë me moral, por një parti që e kishte në sistem grabitjen ishte LSI dhe në një mënyrë ajo komprometonte dhe partitë e tjera që e shfrytëzonin për numrat. Krijoi një dëm sidomos te të rinjtë që ti mundesh që në moshë të re mund të kapje një detyrë të mirë, makina të mira dhe ky është modeli më i keq për të rinjtë.

Mendoj se shpesh të rinjtë nuk arrijnë të mbushin vetveten sepse kanë krijuar këtë iluzion që i duhet një karrierë e shpejtë. Kjo u ngjiz si kulturë që në fillim, lufta politike që kalonte në planin personal dhe si model erdhi nga Berisha, por ai e ngjizi këtë dhe kur ti i drejtohesh tjetrit nuk i thua se je gabim për këtë, por ti je gabim se je filani, ti s’duhet votuar se je i biri i tij.

Kjo është tamam si një pjesë e luftërave të klasave se dhe sot po të shohësh në përgjithësi debatin politik nuk është më me zgjedhjen për çfarë je por me kë je, kjo është një katandisje e kulturës politike në përgjithësi brenda dhe jashtë partive.

I pyetur nëse ka fakte kur e quan Metën delfin të Berishës, Koçi shprehet se politika shqiptare është shquar herë pas here për aktet tejet komprometuese, por ai beson se momenti dhe akti më komprometues i politikës është shkarkimi i prokurorit Arben Rakipit.

Prokuroria hap një çështje për personazhe të partisë në pushtet dhe ngrihet opozita të shpëtojë këtë pjesë të maxhorancës dhe besoj se aty ka qenë dhe spektakli më komprometues i lidhjes Meta- Berisha. Por nuk besoj se erdhi nga ajo rrethanë, por ka qenë më e hershme, dhe ajo lufta që i bëhej Nanos për ta ri burgosur politikisht besoj se ka qenë një frymëzim i ardhur dhe nga jashtë. Meta kishte influencë.

Kishte disa në PS që mendonin se po të thellohej çarja Nano- Meta do binte partia etj etj dhe përpiqeshin të mos lejonin që kjo të përvijonte më tej drejt një çarje organizative dhe kanë menduar se duke mos e përjashtuar Metën por duke e mbështetur uniteti mund të ishte më i madh. Gjithë protagonistët janë pjesë e një loje e cila buron nga lidhjet e dyshimta delfinore.

Një moment ka qenë puna e biografisë së Metës. Nuk është normale që harrohet, pjesa e Metës ka ndërtuar një justifikim. Është bërë njëlloj kallëzimi me natyrë politike por dhe ideja në ligjin e dekriminalizmit të vendosje kufizime për kryetar partie nuk ka qenë fortë e pranueshme ndoshta dhe nga bashkëbisedimet në atë kohë dhe jashtë Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy