Shkelën rregullat e qëndrimit në Shengen, riatdhesohen 31 shqiptarë nga Franca dhe Belgjika

Shkelën rregullat e qëndrimit në Shengen, riatdhesohen 31 shqiptarë nga Franca dhe Belgjika

31 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar mbrëmjen e djeshme në aeroportin "Nënë Tereza" nga Franca dhe Belgjika pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Schengen.

FRONTEX në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, atë franceze dhe belge kanë organizuar fluturimin me avion për të riatdhesuar këta persona.

"Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të plotësojnë kriteret e lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Europian", thuhet në një njoftim zyrtar të Ministrisë.

Shqipëria është një vend i origjinës së sigurt dhe çdo tentativë për të shkelur rregullat e lëvizjes së lirë nga ana e shtetasve shqiptar, do të ketë pasoja për ta.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u kërkojnë të gjithë qytetarëve të mos aplikojnë për azil, pasi asnjë kërkesë qoftë politike apo ekonomike nuk pranohet. Shanset për të fituar azil janë zero.

Policia e Shtetit shqiptar ka marrë të gjitha masat në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar për të forcuar, mbikqyrur dhe parandaluar tentativat për azil, duke vënë përpara ligjit shkelësit.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy