Uragani Maria pritet të godasë ishujve Leeward në Karaibe. Stuhia, e cila për momentin është e kategorisë së parë, pritet të fuqizohet ndjeshëm përgjatë dy ditëve në vijim në më pak se dy javë pasi uragani Irma kaloi nëpër këtë rajon me efekt shkatërrues.
"Forcimi i rëndësishëm është parashikuar gjatë 48 orëve të ardhshme dhe Maria pritet të bëhet një stuhi e rrezikshme e madhe përpara se të kalojë nëpër Ishujt Leeëard", sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare të Uragani.
Në azhurnimin e saj të 5-të, qendra e stuhisë vendosi Marian rreth 160 kilometra në lindje të Martinikës dhe rreth 130 milje (215 lindje-juglindje) të Dominikës.
Stuhia është aktualisht një stuhi e kategorisë 1 me erërat e 150 km/h, dhe parashikohet të vazhdojë të lëvizë drejt Karaibeve lindore në 20 km\h.
"Maria ka gjasa të jetë në intensitetin e kategorisë 3 ose 4 pasi të godasë karaibet, tha qendra në parashikimin e saj.



