Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje vranësira të pakta hera, herës deri mesatare kryesisht në orët e mesditës.
Pas orëve të mesditës mot i kthjellët.
Reshje të dobëta dhe të izoluara shiu në formë pikash në male në lindje.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 31 °C
në vendet e ulëta: 17 / 34 °C
në vendet malore: 14 / 27 °C



