Propozimi i Çipit: Të lejohet mbajtja e referendumeve dhe të kufizohen mandatet!

Propozimi i Çipit: Të lejohet mbajtja e referendumeve dhe të kufizohen mandatet!

Regjisori Kastriot Çipi theksoi rëndësinë e mbajtjes së referendumeve dhe kufizimin e mandateve, jo vetëm për kryeministrin. Duke folur në emisionin “Arnautistan” mbi situatën në PD, Çipi tha se sipas tij Berisha mbetet drejtues i selisë blu de facto. Teksa u ndal te vendimi i Gjykatës së Apelit, Çipi hodhi idenë se mund të shtyhen zgjedhjet lokale, pasi janë shtyrë për arsye më pak të rëndësishme.

Mendoj që shpallja non grata është pjesë e një loje që vazhdon të luhet në kurrizin tonë. Po na jepet një show tjetër dhe gjërat po vazhdojnë njësoj. Me rotacionin në PD për ty dhe për mua s’ka ndryshuar asgjë. Shumë njerëz kaluan 8 vjet për të kuptuar që Lulzim Basha ishte një kokërr mashtruese. Mund të kalojnë edhe 8 vjet që Berisha është mashtrues. Shpresoj që në 14 maj njerëzit të kuptojnë që në Shqipëri s’ka zgjedhje. Opozita bashkë me pozitën neve si popull na i kanë hequr këta të drejtën për të mbajtur referendume, demokracinë direkte. Na i kanë bllokuar me 1000 makinacione. Ne jemi të zhveshur nga pushteti. Opozita s’është e zhveshur nga pushteti. Me kushtetutë mund të iniciojë referendum për shfuqizim ligji. Thirrje popullin në referendum edhe thuaji që ky ligj të shfuqizohet. Do ta rrëzosh Ramën: Referendum dhe kufizim mandati. Të mos kenë më shumë se dy mandate. Kjo ka të bëjë me një kulturë të tërë, që nëse një person rri gjatë në pushtet, fillon i pëlqen pushteti. Nuk ka lindur kot kjo në Amerikë. Ruzvelti s’kishte ndërmend ta lëshonte pushtetin. S’e do opozita as këtë, s’duan të prekin sistemin. Non grata s’është hall fare, s’shkon dot në Amerikë, punë e madhe s’e s’shkon dot në Amerikë.

Ka një të drejtë opozita, nuk mundet që çështje me rëndësi kaq themelore të lihen në kalendat greke kaq gjatë. Ka një ligj të posaçëm që është ligji për partitë politike, duhet të marrësh vendim brenda 30 ditëve.

Shty zgjedhjet, i ke shtyrë zgjedhjet për çështje shumë më pak të rëndësishme.

Si demokrat punët janë të qarta, ka pasur një Kuvend në Arenën Kombëtare, kanë qenë 10 mijë apo 11 mijë delegatë, dhe nga ai moment ka rënë fasada e Bashës. Për mua kryetari i partisë është Berisha, me gjithë pakënaqësitë që kam në 1 vit e gjysmë. De facto kryetari i asaj partie është Sali Berisha. Nëse i do zgjedhjet pa Berishën dhe PD-në cakto rezultatin, mos na harxho lekët për zgjedhje. Është interesi i Ramës që të vazhdojë kjo çarje në PD. Sistemi elektoral mazhoritar absolutisht të favorizon kur kundërshtari është i përçarë. Besoj që do ketë rezultat të keq PD në zgjedhje, ndoshta më mirë se herën e kaluar, po prapë të pakënaqshëm. Nuk mjafton t’u thuash fituam Shkodrën, çështja është të marrësh Durrësin, Tiranën, Elbasanin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy