Kryeministrja britanike viziton Shkupin

Kryeministrja britanike viziton Shkupin

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, do të vizitojë sot Maqedoninë. May do të mbërrijë në Shkup nga Sofia, ku po merr pjesë në samitin e BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Këtë vit kur shënojmë 25-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe, lidhjet mes dy vendeve tona janë më të forta se kurrë më parë”, thuhet në komunikatën e kabinetit të kryeministres britanike.

May do të jetë kryeministrja e parë që vjen në Ballkanin Perëndimor prej vizitës së ish-kryeministrit, Tony Blair më 1999.

Axhenda parashikon takim me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, dhe me aktivistë të komunitetit LGBT-së në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë.

May do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Maqedonisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy