Email-e, numra telefoni, urdhra ekzekutivë por edhe lista e pagave dhe fotokopje dokumentesh që u përkasin forcave të policisë dhe ushtrisë. Janë me qindra dosjet që hakerat e grupit Anonymus kanë arritur të fusin në dorë, siç bëjnë të ditur vetë.
Sipas Anonymus, dokumentet u përkasin krerëve të disa shteteve dhe institucioneve kombëtare dhe europiane. Siç bën të ditur Ansa, mes dokumenteve që ka arritur të hakojë ky grup është edhe një shkëmbim email-esh mes funksionarëve të lartë të qeverisë italiane dhe forcave të policisë lidhur me vizitën që kreu i qeverisë, Paolo Gentiloni, zhvillon sot në Bolonja.



