Mjekja gjinekologe këshillon si të shmangim dhe trajtojmë infeksionet vaginale gjatë verës

Mjekja gjinekologe këshillon si të shmangim dhe trajtojmë infeksionet vaginale gjatë verës

Mjekja gjinekologe Mimoza Keta flet për infeksionet vaginale gjatë periudhës së verës.

Në një intervistë për emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo tha se infeksionet vaginale janë shumë të shtuara gjatë verës pasi njerëzit kërkojnë qetësinë, raportet seksuale janë më të shtuara për shkak se marrin pushimet dhe të gjitha këto bëjnë që të shtohen infeksionet vaginale. 

Keta sugjeron që gjatë periudhës së ngrohtë të përdoren larës intim për përdorim të jashtëm, së paku dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë.

Nëpër plazhe dhe pishina një vajzë me menstruacione që përdor tampona vaginale i lejohet larja, por këshillohet heqja e tamponave sapo del nga uji. Këshillohet përdorimi i rrobave personale të banjës, pasi ka vajza që marren rroba banje nga njëra vajzë tek tjetra dhe një dezinfektim jo i mirë, përcjell infeksionin. 

Qëndrimi gjatë me rroba të lagura pasi del nga deti apo pishina, bën që në momentin e lagështirës kërpudhat kandida që ndodhen në vaginë, në momentin e lagështirës, të marrin një mbirritje dhe kjo bën që te femrat të shtohen seksionet vaginale. 

Këto sekrecione bëhen të trasha, kruajtja e organeve gjenitale herë pas here. Këto janë shenja të një infeksioni vaginal mykotik. Nga analiza e bërë tregohet prania e kësaj kërpudhe. 

Në vaginë ndodhen dhe disa baktere në dy grupe të mëdha, ato që rriten në prani të oksigjenit dhe ato që rriten pa prani të oksigjenit. Ato që nuk rriten në prani të oksigjenit, në prani të lagështirës, mund të marrin mbirritje. 

Ky shtim bën që te pacientet të kenë shtim sekrecionesh të ujshme dhe kruajtje, vaginoza bakteriale. Por nëse ky infeksion që quhet vaginoza bakteriale mbetet e patrajtuar siç duhet, atëherë kap pjesën e sipërme të traktit riprodhues, duke dhënë infeksion të vezoreve, infeksion të tubave, të pjesës së brendshme të mitrës, endometrit, të indit lidhor ku mbështetet mitra, duke dhënë probleme të shumta, të cilat nesër mund të jenë pengesë për një shtatzëni që mund të kërkohet.

Shpesh herë në ujërat e pishinave përdorimi pa kriter i klorit sjell patjetër ndryshime në vaginë dhe fillojnë kruajtjet. Këshilloj të gjitha vajzat dhe gratë që nëse kanë shqetësime të tilla, të drejtohen te mjeku gjinekolog dhe të marrin trajtimin e duhur. 

Megjithatë uji i pishinave është më i dëmshëm se i detit. Raportet seksuale më të shtuara gjatë pushimeve, bëjnë që të ndryshojë pehashi i vaginës dhe për rrjedhojë mund të shfaqet myku, vaginoza bakteriale, klamidia. Klamidia është një infeksion që transmetohet përmes raporteve seksuale. 

Te vajzat e reja që mund të kenë partnerë të ndryshëm, do të rekomandoja përdorimin e kondomit. Shtatzënat që nuk paraqesin rrezik dështimi apo lindje të parakohshme mund të shkojnë në plazhe, por do i rekomandoja daljen herët në mëngjes, ecjen anës detit, por pas orës 10.00 duhet të jenë brenda shtëpisë apo hotelit ku bëjnë pushimet. 

Për të gjitha gratë dhe vajzat do këshilloja përdorimin e mbathjeve të pambukta në pjesën intime, pasi edhe djersa mund të shkaktojë infeksion. Edhe veshjet e lehta janë të këshilluara. 

Për shtatzënat këshilloj përdorimin e sa më shumë uji dhe lëngjesh të shtrydhura, ndërsa për kafenë, i këshilloj të përdorin kafen pa kafeinë, pasi e bën bebin nevrik, hiper aktiv. Nuk rekomandoj pijet me gaz dhe pijet energjike. Ndonjëherë dhe uji me gaz, na bën të ndihemi të fryra. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy