Stay Tuned/ Pere: Shumë e vështirë të jesh i vërtetë në një botë të rreme, njerëzit më kanë paragjykuar

Stay Tuned/ Pere: Shumë e vështirë të jesh i vërtetë në një botë të rreme, njerëzit më kanë paragjykuar

Duke folur për botën e televizionit dhe aktivitetet dhe show-et televizive me të cilat është marrë, Xhensila Pere, tha se është munduar gjithmonë të jetë e vërtetë dhe e çiltër, edhe pse mbijetesa aty nuk ka qenë ë lehtë. Në “Stay Tuned” në MCN tv, Pere tha se nuk kanë munguar edhe paragjykimet nga njerëzit, teksa është shumë e e vështirë të jesh i vërtetë në një botë të rreme. "Që nuk ka qenë e lehtë bota e TV, kjo është e dukshme, sepse nuk është e lehtë të njohësh veten si je, apo çfarë karakteri ke, apo si funksion në jetën e përditshme apo çfarë vajze je, dhe të lexosh apo të dëgjosh apo të lexosh fjalë nga njerëz të papunë, njerëz të janë të flustruar në jetën e tyre dhe hajde të nxjerrim mllefin, te kush te vajza e parë e çiltër që nuk ka frikë të thotë atë që mendon, që nuk ka frikë të thotë atë që realisht sheh apo edhe atë që ndjen. Shumë e vështirë të jesh i vërtetë në një botë të rreme. Këtë gjë e kam vuajtur realisht por në momentin që ju riktheva televizionit, isha deri diku në moshë madhore, dhe nuk isha më adoleshente, isha e qartë në hapat që do bëja. Vendosa një synim, që më mirë të më urrejnë për këtë që jam, sesa të më adhurojnë dhe të më duan për një gjë totalisht ‘fake’. Në momentin që publikut i vjen një njëri që flet 100% të drejta, kjo gjëja më ka vrarë gjithmonë, kërkonim gjëra të vërteta, ua jep gjërat e vërteta, të gjitha eksperiencat e mia televizive dhe pra pune kam qenë super e gjykuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy