Dëbimi i 12 diplomatëve, ambasada ruse kërcënon Greqinë: Do keni pasoja

Dëbimi i 12 diplomatëve, ambasada ruse kërcënon Greqinë: Do keni pasoja

Ambasada ruse në Athinë kërcënon Greqinë pas vendimit të kësaj të fundit për të dëbuar 12 diplomatë rusë nga vendi.

Në një deklaratë për mediat, ambasada ruse foli për “shkatërrim të marrëdhënieve dypalëshe”, ndërsa deklaroi se masa nuk do të mbetet pa përgjigje.

Më 6 prill 2022, ambasadori i Rusisë në Greqi Andrei Maslov është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme greke, ku është njoftuar për vendimin e Athinës për të deklaruar 12 diplomatë të Ambasada dhe Konsullata e Përgjithshme në Selanik persona non grata. Nga ana jonë, ne kemi protestuar fuqishëm kundër këtij hapi të pajustifikuar dhe të diskutueshëm që synon shkatërrimin edhe më të madh të të gjitha marrëdhënieve tona dypalëshe. Vendimi i Greqisë për të dëbuar 12 diplomatë nuk do të jetë pa pasoja.

Ministria e Jashtme greke, deklaroi paraditen e sotme se 12 diplomatët u shpallën të padëshirueshëm në përputhje me dispozitat e Konventës së Vjenës për Çështjet Diplomatike të vitit 1961 dhe Konventës së Vjenës për Çështjet Konsullore të vitit 1963.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy