Përfaqësuesja e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit Anira Gjoni, thotë se pas stuhisë “Ciaran” me të cilën u përball vendi pak ditë më parë, kjo javë do të nisë e qetë, ndonëse mesjava do të rikthejë reshjet.
Për emisionin “Zgjohu me MCN”, Gjoni u shpreh se gjatë së hënës dhe të martës nuk do të ketë reshje, ndonëse dita e nesërme mund të sjellë reshje shumë të dobëta në pjesë lokale malore por jo problematike.
Të mërkurën rikthehen reshjet, por me intensitet mesatar. Dita e enjte është sërish më e qetë, ndërsa të premten do ketë sërish kthim reshjesh.
E shtuna do ketë reshje të dobëta, praktikisht e gjithë java do të jetë me reshje.
Duke qenë se muaji nëntor merr edhe pjesën më të madhe të reshjeve, nuk mund të ishte pa reshje.
Muaji shtator dhe tetor ishte i thatë, ndaj janë normale këto reshje.
Nëntori pritet të jetë me reshje dhe me temperatura pak më të ulëta.
Nesër në zonat bregdetare temperaturat do të jenë 16-21 gradë celcius
Në zonat e ulëta 12-21 gradë celcius
Në zonat malore 7-17 gradë celcius
Sa i takon lëkundjeve sizmike që u ndjenë një ditë më parë në Elbasan, Gjoni thotë se rrjeti i monitorimit sizmik regjistroi lëkundje në Elbasan, fatmirësisht pa dëme, me magnituda 3.8 ballë të shkallës rihter.
Ajo shtoi se duke qenë zonë sizmike, përditë më vendin tonë regjistrohen lëkundje të vogla sizmike dje se gjatë gjithë kohës jemi të shoqëruar me lëkundje sizmike.



