
Greqia vijon të regjistrojë një numër të lartë infektimesh me Covid-19.
Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 1190 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë në 127.557 raste.
Numri i viktimave raportohet të jetë gjithashtu I lartë, me një bilanc orej 85 vdekjesh në 24 orë.
Numri i përgjithshëm i viktimave që prej fillimit të pandemisë në Greqi ka shkuar në 3870 raste.
Në spitalet Covid në shtetin fqinj po trajtohen në intubim 552 pacientë.



