Një 40-vjeçar nga Berati u arrestua në Itali, i dënuar për një vrasje të kryer 19 vite më parë. Gëzim Kasemi u arrestua në Bari. Ai ka vuajtur një pjesë të dënimit për vrasjen e 4 personave në Berat në 25 shkurt të 1998-ës. Ai ishte arratisur nga vendi dhe u fsheh në Itali. Atij i kanë ngelur edhe 3 vjet e1 muaj dhe 28 ditë vite burg, shkruan ‘Ansa’.
Ngjarja ndodhi në një lokal në Berat në sherr e sipër, ndërkohë që dy persona të tjerë mbetën në plagosur. Kasemi kishte vuajtur pjesën më të madhe të dënimit, por shkeli pjesën e mbetur, kur në 2015 gjykata e nxori me detyrim paraqitjeje. Që nga ajo kohë Gëzim Kasemi ishte një person në kërkim, ndërsa tashmë pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.



