Imami flet mbi librin e tij: Nga ndryshon të menduarit racional nga të menduarit mitologjik

Imami flet mbi librin e tij: Nga ndryshon të menduarit racional nga të menduarit mitologjik

Ish-aktori dhe politikani Arben Imami foli në emisionin “Scrolling” në Mcn Tv mbi librin e tij studimor “Tri format e mendimit”.

Imami tregoi dallimin midis të menduarit në mënyrë mitologjike dhe mendimit racional, kur objekti shkëputet nga subjekti.

Gjuha e ngre në një nivel të lartë racionalitetin. Me zbulimin e gjuhës racionaliteti njerëzor fillon e zhvillohet. Në periudhën mitologjike racionaliteti s’është eksplicit dhe nuk është mbisundues. Njeriu primitiv edhe një kasolle e ndërton në mënyrë racionale, vë muret, pastaj çatinë. Por njëkohësisht bashkëjeton me besime pseudo-empirike. Marrim kalanë e Rozafës që duhet bërë një sakrificë. Ky besim është pseudo-empirik. Besimet empirike dhe pseudo-empirike janë edhe te kafshët, janë në mendjen tonë. Tani jemi në periudhën teorike. Karakteristikë është racionaliteti eksplicit, e vërteta, prova, individualiteti. Shqyrtojmë mendimin tonë për besimin tonë për objektin. Nuk kemi vetëm besimin që ky është një telefon, por shqyrtojmë nëse besimi ynë është i vërtet apo jo. Kurse njeriu primitiv nuk e shqyrtonte në rend të dytë teorik besimin e tij. Pa përgatitjen e kulturës teorike, religjioni është thjesht i pamundur. Nuk mund të ketë religjion po nuk pati racionalitet eksplicit. Të provojë që besimet mitologjike janë false. Nuk mund të shkojmë te ideja e një Zoti të përtejmë, nëse nuk kemi atë që na ka garantuar kultura teorike. Kur njeriu mendon në mënyrë mitologjike nuk e ndan dot veten nga objekti. Harta e botës thotë Jordan Peterson është e domosdoshme, por objektet në botë janë siç do të donim ne të ishim. Me mendimin racional objekti e shkëput veten nga subjekti".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy