Postimi i këngëtarit Ylli Limani në Instastory ka befasuar jo pak fansat e tij.
Në foton që ai ka ndarë në Instagram shfaqet një vajzë e ulur buzë një pishine, e veshur në rroba banje, por me fytyrë të kthyer mbrapa.
Këtë vajzë brune me flokë të prera në stil francez, nuk e kemi parë asnjëherë krah këngëtarit, i cili deri më tash, nuk ka bërë publike asnjë lidhje dashurie. Por prezenca e kësaj vajze misterioze në profilin e tij në Instagram, lë hapësira për spekulime se ajo mund të jetë e dashura e tij dhe një person i rëndësishëm pasi ka vendosur ta bëjë publike!



