
Marin Suli, sekretari i OMONIA-s tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se Petro Gjikuria është një figurë konsensuale mes grupit “Bashkë Fitojmë”.
Sipas Sulit, Gjikuria do ta fitojë Bashkinë Himarë dhe nuk ka shanse që vota e opozitës të ndahet pasi kjo kandidaturë mbështet edhe nga Beleri.

Gjikuria ka qenë një nga disa kandidatët që ka qenë në tavolinë të grupimit “Bashkë Fitojmë”. Kandidatura e tij është vendosur nga drejtuesit e grupit vetëm pasi ka dalë sondazhi brenda partisë dhe ne na rezulton që për pak ditë do të jetë kryetari i ri i Bashkisë Himarë. Ne na rezulton që për pak do të do të jetë kryetari i bashkisë Himarë.
Petro Gjikuria është himarjot, është nga Dhërmiu, biznesmen, dhe përfaqësues i denjë i Himarës. Është kandidaturë konsensuale se ka kaluar të gjitha filtrat e PBDNJ-së. Ka qenë vendimmarrje mes Berishës, Metës dhe Fules. Nuk është e njëanshme. Është 100 konsensuale.
Kandidatura e djalit të Belerit ka qenë një shkëputje nga konteksti i fjalëve të mia. Dhe Petro Beleri është një përfaqësues i denjë i Himarës, mund të ishte dhe ai kandidati, por vendimmarrja nuk i takon më PBDNJ-së Himarës, por PBDNJ-së Shqipërisë dhe ishte mes aleatëve. Që do të thotë që nga një numër i madh u vendos Gjikuria dhe kjo do të thotë, të aleatëve të “BF”.
Absolutisht që jo, Beleri do ta mbështesë me aq sa mundet pasi është në kushtet e burgimit politik.
E gjithë struktura e PBDNJ-së dhe Omonia-s në Himarë është e angazhuar. Edhe PD edhe PL është e angazhuar për fitore. Çështje ditësh ku fitorja jonë do të konfirmohet.
Ai jeton mes Dhërmiut dhe Amerikës ku ka dhe familjen e tij, por është prezent. Mbase nuk ka qenë prezent çdo ditë këtu, por nga pardje dhe deri sa t’i mbarojë mandati do të jetë prezent në krye të punëve të Bashkisë Himarë, për ta bërë Himarën të bukurën e dheut, për ta bërë atë europiane.
I kemi mundur njëherë dhe e dimë si munden ata. Nuk janë kaq makineri elektorale sa duan të duken. Është makineri e gërryer nga brenda. Nuk ka motor, nuk ka karburant, nuk ka zemër se i ka gërryer korrupsioni vjedhja. Tani ka filluar gara se kush vjedh më shumë tek-njëri-tjetri dhe nuk e kanë mendjen fare tek qytetarët.
Nga Himara do t’i vijë fundi pushtetit abuzues të Edi Ramës.
Tavo është i respektuar në komunitetin e tij, por s’ka asnjë lidhje me Himarën. Duan për 2 muaj të zgjidhin plagën e Himarës. Pse nuk e kanë zgjidhur për 12 vjet pyesin himarjotët.



