Rënia e flokëve te meshkujt po shtohet në masë gjatë ditëve të sotme.
Mjeku Gerald Koka, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, numëroi faktorët ndikues që shtojnë predispozitën e rënies në masë të flokëve.
Ai veçon si ndikues të parë, faktorin gjenetik.
Rënia e flokëve te meshkujt, nuk do të thotë domosdoshmërisht se ke probleme me shëndetin. Sepse te meshkujt është specifike ‘tullasllyku mashkullor’ që quhet, që është bazë evolutive, bazë e njeriu, që është kodi gjenetik i mashkullit.
Pas moshës 30 vjeç fillojnë e bien flokët dhe deri në mësohen 60 vjeç, të gjithë burrat e përjetojnë tullasllykun.
Fillon që në pubertet problemi i flokëve, disbalanca hormonale, faktori gjenetik. Në këtë rast duhet shikuar predispozita nga ana e nënës, d.m.th. djemtë nëse duan të vendosin pjesën gjenetike duhet shikuar nga dajat, nuk duhet krahasuar asnjëherë nga ana e babait.
Për mjekun Kola, faktor tjetër ndikues në rënien e flokëve është edhe stresi, që ndikon në rritjen e kortizolit te meshkujt.
Plaga e shoqërisë moderne që kemi ne, është stresi.
Faktori stresant është baza e rënies së flokëve, sepse meshkujt e kanë kortizolin më të lartë, duke qenë edhe testosteroni më i lartë poashtu.
Ideja është se floku ka dy mekanizma bazë, rritjen dhe rënien, ka dy hormone që e komandojnë flokun, që është testosteroni dhe dihidrotestosteroni që janë hormone mashkullore, kështu që sa më të stresuar të jemi, sa alertë të jem, do të na shfaqet me shumë ajo.



