Një nga arsyet pse ju keni probleme me gjumin dhe jeni vazhdimisht të lodhur është dhe dieta juaj ushqimore, ose më saktë produktet që ju zgjidhni të konsumoni përpara se të flini.
Ka shumë ushqime që ju duhet të eliminoni nga darka juaj, dhe si fillim duhet të hiqni në mënyrë kategorike kafen, çajin dhe pijet e tjera që përmbajnë kafeinë.
Por, sigurisht që nuk mbaron me kaq, ku duhet të eliminoni nga menyja e darkës picat, dhe disa pjata të tjera të cilat janë të vështira për tu tretur dhe na shkaktojnë dhimbje stomaku përpara se të flemë.
Mishi i kuq dhe pjatat pikante janë disa ushqime të tjera që nuk këshillohen të hahen në darkë.
Dhe për ata që duan t'i përfundojnë darkat e tyre me një katror çokollatë të zezë, dijeni se e keni gabim. 20 gram çokollatë që korrespondon me dy të tretat e një filxhani kafeje.



