
Në nisje të sezonit veror, operatorët turistikë në Vlorë, kanë nisur të punësojnë staf të huaj në mënugesë të punonjësve vendas. Operatori Ervin Sota teksa shprehu bindjen se ky sezon do të rrisë me 30% numrin e turistëve në Vlorë, ngriti si shqetësim transportin urban dhe ndërhyrjet në akset rrugore.



