Asambleja e PS, Kalemaj: Përzgjedhja e drejtuesve politikë, një deja-vu e katër viteve më parë

Asambleja e PS, Kalemaj: Përzgjedhja e drejtuesve politikë, një deja-vu e katër viteve më parë

Partia Socialiste mbajti sot Asamblenë Kombëtare, ku u miratua përbërja e kryesisë së re dhe drejtuesit e rinj politikë në qarqe. Politologu Ilir Kalemaj analizoi në studion e MCN TV zhvillimet e reja në gjirin e socialistëve, të cilat sipas tij reflektojnë të njëjtën logjikë të aplikuar edhe para zgjedhjeve të mëparshme.

Është e njëjta deja-vu e asaj që ka ndodhur 4 vjet më parë. Kemi sërish Elisa Spiropalin, kemi prurje të re në vend të Ervin Bushatit.

Duke u ndalur në mënyrë të veçantë te dy prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të kryesocialistit Rama, Kalemaj tha se zhvendosja e tyre nuk duhet parë bardhezi.

Zoti Balla ka pasur ëndrrën të bëhet ministër i Brendshëm, shkarkohet pa asnjë lloj justifikimi. I jepet një ministri me personel 3 veta. Kishte një lloj degradimi politik. Hiqet nga drejtimi i qarkut Fier, një nga më të mëdhenjtë dhe çohet te diaspora. Por kjo është një mënyrë e të parit të gjërave.

Ky mund të quhet një lloj promovimi sepse diaspora merr pjesë për herë të parë në zgjedhje. Janë rreth 1.4 milionë votues në diasporë. Është gati gjysma e trupës votuese jashtë Shqipërisë. Nuk do ta shihja bardhezi, por me ngjyra.

Edhe për zotin Gjiknuri është e njëjta logjikë. U duk se pas largimit nga Ministria e Energjetikës, ra nga fiku, siç thotë populli. Por kjo është një mënyrë e të lexuarit. Gjiknuri ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të zotit Rama, i vënë në krye të reformës zgjedhore, kryenegociator i PS, interlokutor i Oerd Bylykbashit, sekretar organizativ. Gjithmonë ka pasur poste drejtuese në PS ndryshe psh nga Ditmir Bushati, i cili pas heqjes si ministër është neglizhuar dhe shpërfillur nga kupola e PS.

Kalemaj u ndal edhe te opozita, e cila sipas tij hyn e përçarë edhe në zgjedhjet e radhës, ndërkohë që kampi tjetër po Lufton për të arritur 93 mandate.

Basha ngelet të provohet sa votues i kanë ngelur. Duket qartazi që Alibeaj me zoti Shehaj po krijojnë grupin që ai kontrollonte deri dje. Basha mbetet një personazh periferik që ngelet për t’iu ;prpvuar a DO të arrijë të zgjidhet vetë.

Opozita hyn e përçarë në këto zgjedhje. Duhet parë a del zoti Meta më vete apo hyn në koalicion.

Rama po Lufton për 84 e famshëm ose 93 që i lejon të bëjë ndryshime kushtetuese. Është një bast shumë i madh për të dhe për opozitën që ta frenojë këtë revansh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy