
Gazetari Ilir Babaramo nga studio e Të Paekspozuarit ka komentuar sot lidhur me nismën e Ballkanit të Hapur e sheh më shumë si një sfidë që po i bëhet Bashkimit Europian por edhe si një proces korigjimi që i bëhet imazhit të Vuçiç.
Për Kosovën e kemi të qartë se çfarë ndodh, por sot Rama na doli dhe foli si shef marketingu i limonëve. Bilancin e kemi tejet negativ në raport me Serbinë.
Këtë nismë e shoh më shumë si një sfidë që i bëhet BE dhe si një proces korrigjimi që i bëhet imazhit të Vuçiç. Serbia është në konflikt me Bosnjën, Kosovën dhe Malin e Zi dhe krejt papritur Rama ulet dhe flet me të. Pra kjo paraqet komunitetin ndërkombëtar si njeri me të cilin mund të bësh gjithçka, diellin, pranverën.



