30 milionë euro subvencione në bujqësi, Ferizaj: Skema lë jashtë 80% të fermerëve! S'jemi në konkurrim me rajonin

30 milionë euro subvencione në bujqësi, Ferizaj: Skema lë jashtë 80% të fermerëve! S'jemi në konkurrim me rajonin

Enver Ferizaj, kryetar i Unionit të Agrobiznesit deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se fondi prej 30 milionë eurosh i caktuar nga qeveria për subvencionet në bujqësi nuk mbulon as 20% të sipërfaqes së tokës.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Ferizaj tha se skema funksionon 'me tollona' dhe prandaj ka dyndje nga fermerët në Lushnje, pasi kush shkon i pari përfiton sepse nuk ka fonde për të gjithë.

Kemi 416 mijë hektarë tokë arë. As 20% të sipërfaqes nuk e plotësojmë me subvencionin. Pse themi ka dyndje në Lushnje. Kjo skemë është për Lushnjën, Beratin dhe Fierin. Ku do aplikojnë të tjerët, kaq fonde janë. Po për zonat e tjera, që as nuk aplikojnë dhe as nuk kanë aplikuar ndonjëherë? Po ta bësh për të gjithë jam dakord.

Kur erdhi qeveria Rama, çuam projektin që nafta duhet të jetë për të gjithë sipërfaqen bujqësore. Nëse do japim vetëm për 35-40 mijë hektarë, por për të tjerat si do punohet? Skema është vetëm për disa njerëz. Po ikin fermerët se nuk kanë mbështetje, nuk shkojmë deri tek fermeri i fundit. Nuk jemi në konkurrim me vendet e rajonit.

Fondet nga BE janë gjë ndryshe, duhet t’i ndajmë ato që jep qeveria.

Nëse është tek disa individë, detyrimisht që ka keqmenaxhim. Aplikimi ka një vijë të kuqe. Prandaj është dyndja, që të jenë të parët. Është vendos tollona, kush e merr mund të marrë sponsorizimin. RMV jep 110 milionë euro në vit, Kosova jep 88 milionë euro.

Këto skema ndihmojnë një grup fermerësh, por nuk duhet të lemë 80% të fermerëve pa përfshirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy