Ukraina, OKB: 3.5 milionë të larguar, qysh nga nisja e agresionit rus

Ukraina, OKB: 3.5 milionë të larguar, qysh nga nisja e agresionit rus

Thuajse 3.5 milionë ukrainas janë larguar nga vendi, qysh nga momenti kur nisi agresioni rus.

Është ky bilanci i fundit i bërë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila fton vendet kufitare që të tregohen të hapura për të mirëpritur refugjatët ukrainas, të cilët ndodhen në situatë ekstreme.

Sipas UNHCR, janë 3.489.644 ukrainasit që janë larguar nga vendi qysh prej 24 shkurtit.

Në katër javët e fundit, bota është përballur me një mizori të paparë. Shumë jetë kanë humbur dhe miliona të tjera janë transformuar tërësisht.

Janë këto fjalët e thëna nga kreu i UNHCR, Filippo Grandi, gjatë publikimit të shifrave të hënën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy