Meksi: Hotelet e mëdha bëhen nga njerëz që s’ia kanë haberin turizmit. Zona ideale për resorte do ishte Borshi  (VIDEO)

Meksi: Hotelet e mëdha bëhen nga njerëz që s’ia kanë haberin turizmit. Zona ideale për resorte do ishte Borshi (VIDEO)

Avokati Redon Meksi duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV nga Himara, evidentoi dy probleme, mungesën e parkingjeve publike, dhe faktin që shumë hotele që po ndërtohen nga investitorët strategjikë, bëhen nga njerëz që s’ia kanë idenë turizmit. Meksi theksoi se Borshi do të ishte zona ideale për resorte dhe hotele all inclusive, dhe jo Dhërmiu, apo Drimadhes, sikurse ka ndodhur.  

Ndodhem në Potam, por gjatë ditës kam qenë në Qeparo dhe Borsh. Borshi ishte plot më shumë se vjet në të njëjtën periudhë. Ka plazhe publike. S’ke aq investitorë sa ta kthesh të gjithin në privat Borshin. Do sugjerojë për pushime Himarën, Sarandën dhe Vlorën, sepse janë qytete dhe ke mundësi të gjesh spitalet, doktorin, ushqime të ndryshme. Himara do ishte kryesorja për Jugun, pasi është në qendër. 

Brenda 30 minutash je në dy skajet e bregut. Në ndërtime, Himara s’ka ndryshime, në Dhërmi dhe Drimadhes vazhdohet të shtohet beton në mënyrë të frikshme. Borshi do ishte vendi perfekt, i vetmi vend që të jepte mundësinë për rezorte reale, sepse ke një plazh të kristaltë, me natyrë tejmase të bukur. Borshi është ndërtuar më pak se të tjerët. Nga Himara deri në Borsh janë 80-90 për qind të huaj. Nga Himara drejt Palasës ke shqiptarë, sepse janë plazhe më të shtrenjta. 

Shqiptarët kanë qejf të bëjnë show dhe më pas ankohen se ka çmime të shtrenjta! Gjen çmime të çuditshme, në një shtëpi të vjetër të Dhërmiut, mund ta marrësh me 80-90 euro, ndërsa në Himarë gjen apartamente edhe me 50-60. Me ça kam vënë re, me të huajit, shija e ushqimit në Shqipëri është shumë më e mirë se e Europës. Ushqimet e katundarit edhe pse mund të kenë risk infektimesh, janë shumë më të mira se jashtë. Këtu gjen restorante ku mund të shkojë edhe 600 mijë lekë dreka, edhe 100. Problemi kryesor në Himarë është që s’ke parkingje.

Një godinë e madhe po ndërtohet në Borsh, që është një hotel i madh, Radisson-i. Unë mendoj që Borshi do ishte vendi ideal për të bërë këto 5-yjeshet, all inclusive, për të konkurruar fqinjët. Ka një problem Radisson-i ka pronar Lul Morinën. Pra po të vësh re me kujdes, nga Palasa, përvec Samirit që është biznesmen i njohur, pjesa tjetër, shumica e hoteleve të mëdha janë bërë nga individë që s'ia kanë haberin biznesit dhe s'ia kanë haberin turizmit! Se logjika është që investimi strategjik do sjellë zhvillimin e zonës." 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy