
Zyrtarizohet kanditatura e pestë për kryeprokuror të përkohshëm.
Kur kanë mbetur edhe pak orë nga mbyllja e afatit për aplikime për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, kandidatura e pestë e paraqitur në Kuvend është ajo e Granit Shahut.
Deri më tani kanë aplikuar për postin e kryeprokurorit të përkohshëm Ferdinand Elezi, Arta Marku, Arqile Koca, dhe Besnik Muçi.
Besnik Muçi ishte kandidati i katërt për Kryeprokuror të Përkohshëm i cili edhe ky zyrtarizoi kandidimin pak orë përpara skadimit të afatit.
Mazhoranca ka bërë të ditur se gara është e hapur deri të martën në orën 18:00.



