
Detaje të reja për vrasjen e 61-vjeçarit Menduh Kurt-Deda, në vitin 2017, dalin nga dëshmia e njërit prej të akuzuarve. Njëri prej dy të akuzuarve për vrasjen e 61-vjeçarit, Gazmir Ngota, ka shfaqur pendesë dhe ka pranuar të bashkëpunojë, duke treguar mekanizimin e vrasjes, kohën, vendin, veprimet konkrete të tij dhe personat e tjerë bashkëpunëtorë, motivet e krimit etj.
Në dëshminë që MCN TV disponon, Ngota rrëfen se është kthyer nga Italia në Shqipëri në vitin 2017, kohë kur është njohur me Besmir Karaj, i akuzuari tjetër për vrasjen e 61-vjeçarit. Ai ka rrëfyer dinamikën e ngjarjes, duke theksuar se ishte ideja e Marjeta Karajt që të eliminohej fizikisht Deda.
Besmiri e pyeti Marjeten “çfarë të bëjmë” dhe ajo i tha shprehimisht “hiqeni qafe”, sepse nuk i bie njeriu mendja për këtë”. Pas këtij momenti Marjeta u largua në këmbë në drejtim të banesës së saj, ndersa Besmiri dhe unë ngritëm për krahësh Mendun dhe e futëm në sediljen e pasme të mjetit tip Ford Focus me ngjyrë jeshile, targat e të cilit nuk i mbaj mend. Pasi vazhduam lëvizjen, Besmiri më tha do ta çojme mbrapa Dajtit qenin, ndërsa unë s’është se bëra ndonje reagim, pasi mendova se Besmiri thjesht po i bënte presion Mendusë. Ky i fundit, megjithese ishte koshient, nuk bënte asnjë reagim.
Ngota thotë se pasi e çuan në Kodër Shupal, 61-vjeçarin e lidhi pas pemës Besmir Karaj dhe pasi e spërkati me benzinë i vuri flakën.
Unë jam shokuar, pasi nuk e prisja një veprim të tillë dhe menjëherë kam shkuar tek makina dhe bashkë me Besmirin që ishte në drejtim të tij, jemi kthyer për në Tiranë. Gjate rrugës unë jam bërë keq, dhe i kam thënë disa here Besmirit çfarë bërë kështu, unë jam familjare, do me lësh fëmijët rrugës, dhe ai më ka thënë mos u bë merak, se do e mbaj unë përsiper, fajin që kam bërë.
Disa muaj më pas, kur u gjet trupi, Ngota tregon se Besmir Karaj i kishte rrëfyer se e shihte çdo natë në ëndërr viktimën.
Kujtoj se pasi kufoma është gjetur në Koder Shupal, dhe lajmi ka dale në media, Besmiri e ka përjetuar dhe më thoshte që Menduja më del në ëndërr çdo natë. Të njëjtin përjetim kam patuar dhe unë. Më pas, unë jam mbyllur ne vetvete dhe kam shkëputur çdo lloj komunikim si me Besmirin ashtu edhe me Marjetën.



