Dialogu Kosovë-Serbi/ Krasniqi: Proces i tejzgjatur, duhet ti vijë fundi, ka mungesë transparence edhe nga Kurti (VIDEO)

Dialogu Kosovë-Serbi/ Krasniqi: Proces i tejzgjatur, duhet ti vijë fundi, ka mungesë transparence edhe nga Kurti (VIDEO)

Teksa Kosova, është ende në procesin e bisedimeve me Serbinë dhe procesi po zgjat më shumë seç duhet, nga ana e opozitës politike në Kosovë, partitë kërkojnë përshpejtim të saj.

Deputetja e LDK-së, Rezarta Krasniqi, në një komunikim për MCN live, thotë se në këtë mes, ishte vet kryeministri Albin Kurti, i cili në kohën kur ishte në opozitë nuk e përkrahte Asosacionin e komunave serbe, teksa sot, zgjatet dialogu dhe ende nuk ka zgjidhje përfundimtare me njohjen reciproke të të dy shteteve.

Është i njëjti asosacion që ky më herët e ka quajtur “Zajednicë”, edhe ne si LDK e kemi përkrahur një asosacion pa kompetenca ekzekutimi dhe që përfundimi të jetë njohja përfundimtare mes dy shteteve, jo një njohje bazë dhe të zgjas dialogu edhe dhjetë vite tutje.

Kemi pritur mjaft, Kosovës, duhet ti vij fundi në këtë proces të tejzgjatur.

Sa i takon planit franko-gjerman i cili nënkupton një zgjidhje më të shpejt mes Kosovës dhe Serbisë, deputetja e LDK-së, thotë se as këtu kryeministri Kurti nuk ka treguar transparencë.

Sipas saj, i njëjti as nuk është paraqitur në Kuvend dhe deputetët nuk kanë parë asgjë rreth planit.

Ne nuk kemi parë asnjë plan franko-gjerman, ne presim që kryeministri Kurti të vij dhe ta paraqes në Kuvend, jam edhe kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane dhe si deputete nuk kam parë asgjë, pos që kemi dëgjuar nëpër media.

Kryeministri duhet të vijë në Kuvend dhe të raportoj. Sa i përket çështjes së planit franko-gjerman dhe dialogut, kemi pasur një qasje të gabuar të kësaj qeverie dhe nuk ka pasur transparencë aspak puna e dialogut.

Dhe është i njëjti kryeministër që sa ka qenë në opozitë ka kërkuar që para dhe pas çdo takimi me Vuciçin të vij dhe të raportoj në kuvend, kjo i ka munguar kryeministrit dhe vet pasi ka ardhur në pushtet i ka shkelur të gjitha parimet. Ai pati thënë që nuk do të dialogojë më shtetin serb pa u gjetur edhe shtetasi i fundit i pagjetur, pa kërkim falje të Serbisë çka ka ndodhur në Kosovë, të gjitha këto i ka hedhur poshtë dhe vet vendimet e qeverisë së Kosovës i ka diskutuar më Vucicin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy