Superoperacioni në Itali/ Në pranga shqiptarë e italianë, pjesë e një rrjeti të trafikimit të drogës

Superoperacioni në Itali/ Në pranga shqiptarë e italianë, pjesë e një rrjeti të trafikimit të drogës

Një aksion blic antidrogë në Bra, Cuneo, Itali, ka çuar në pranga 11 persona. Të arrestuarit janë italianë dhe shqiptarë të moshës 22-52 vjeç. Operacioni i policisë erdhi në përfundim të hetimit që nisi në korrik 2016, pas vrasjes së Salvatore Ghibaudo.

Të arrestuarit ishin pjesë e një rrjeti që kontrollonte trafikun e drogës në zonë. Karabinierët sekuestruan hashash, marijuanë, ekstazi, kokainë dhe një pistoletë të kalibrit 7,65.

Sipas mediave italiane, në aksion janë angazhuar 70 karabinierë, 25 patrulla dhe një helikopter.

Nga të arrestuarit janë dërguar në burg L.A. (datëlindje 1992) dhe  A.G. (datëlindje 1983), të dy shqiptarë me banim në Itali.

Ndërkohë në arrest shtëpie janë  italianët N.D.S.( 1983), G.G. (1994), J.S. (1996), B.V. (1965) e D.C.V.A. (1990);si edhe shqiptarët me iniciale G.G. (1994), E.M. (1993) e G.G. (1995).

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy