Meta mbledh 'online' Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Meta mbledh 'online' Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të mbledhë sot pasdite Këshillin e Sigurisë (i dyti brenda një muaji) në funksion të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Takimi do të zhvillohet sërish online dhe formati do të jetë i njëjtë si ai i fund marsit.

TVT.al ka mësuar se pjesë e diskutimeve do të jetë situata e vendit me Covid-19 për përballimin dhe rimëkëmbjen e vendit, skenarët nëse situata mund të përkeqësohet nga koronavirusi, çështja e riatdhesimit të shqiptarëve, por dhe problematikat e tyre në kufi.

Pjesë e mbledhjes do të jenë presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryeopozitari Lulzim Basha, Kreu i Kuvendit,  Gramoz Ruçi dhe ministrat Sandër Lleshaj, Etilda Gjonaj, Olta Xhacka, Arben Ahmetaj, Anila Denaj, Ogerta Manastirliu.

Kjo mbledhje vjen në një kohë kur Shqipëria ka konfirmuar 475 raste me COVID-19 dhe 24 viktima dhe 248 të shëruara, me një trend ditor që ka rënë në zbritje, e për pasojë qeveria ka paralajmëruar masa lehtësuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy