Pensionet me Italinë, Meka: Dy shtetet paguajnë për përgjegjësinë që kanë. Nuk shkojnë dëm vitet e punës

Pensionet me Italinë, Meka: Dy shtetet paguajnë për përgjegjësinë që kanë. Nuk shkojnë dëm vitet e punës

Eksperti i ekonomisë Elvin Meka, marrëveshjen e nënshkruar për pensionet me Italinë, e sheh si një ngjarje me peshë të madhe.

Në një lidhje për emisionin “MCN Economy”, ai tha se ka shumë vite që ky bashkëpunim është vënë për tu konkluduar për një pjesë të madhe emigrantësh shqiptarë që kanë kryer një pjesë të madhe të jetës së tyre në Itali.

Bëhet fjalë për mbi 550 mijë shqiptarë që do jenë përfitues të drejtpërdrejtë të kësaj marrëveshje.

Shënon një hap shumë të mirë sa i takon mirëqenies së shqiptarëve në Itali, por dhe shtetasve italianë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, duke kontribuar në mënyrë konkrete dhe reale për llogaritjen e viteve të punës.

Të dyja shtetet paguajnë për përgjegjësinë që kanë ndaj qytetarëve të vetë, për aq kohë pune sa kanë shpenzuar në shtetet përkatëse.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore, nuk do të paguajë më shumë se sa vitet e punës që kanë paguar.

Këto vite nuk shkojnë dëm dhe shteti shqiptar do paguaj dhe i duhet të paguaj, pasi ky numër qytetarësh shqiptarë kanë paguar në Shqipëri, kanë derdhur kontribute, kanë detyrime morale që të marrin pjesën proporcionale që iu takon për kontributin e këtyre pensioneve.

Do kenë mundësinë që të marrin pjesën që iu takon në Shqipëri.

Logjika e bashkëpunimit, nuk është për atë që do vij në vijim, por për të marrë përsipër shlyerjen e detyrimeve, ose për të përmbushur atë detyrim shtetëror, ligjor dhe financiar, të atyre që kanë kontribuar më parë.

Nëse marrëveshja fillon ta zëmë nga marsi, kjo do të thotë se gjithçka që kanë paguar në 32 vite, është zero.

Po të jetë kjo, atëherë ka më shumë fjalë se vepra dhe efekti do të jetë thuajse zero për gjithë kontributet e shqiptarëve ndër vite.

Do të shpresoja që marrëveshja të ketë efekte prapavepruese, ndryshe efektet e plota do jenë pas 30-40 vitesh.

Sipas tij, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje Shqipëria do kthehet në një treg tërheqës për çdo jorezident që vjen të punojë dhe jetojë në vendin tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy