Mbledhja e kryesisë së PS-së, Tahirit i caktohet një detyrë e re në qeveri

Mbledhja e kryesisë së PS-së, Tahirit i caktohet një detyrë e re në qeveri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të ketë një detyrë të re në qeverinë “Rama 2”. Në mbledhjen e kryesisë së PS-së, atij iu caktua detyra e koordinatorit kombëtar për bashkëqeverisjen.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht dhe kreu i PS-së njoftoi se platforma e bashkëqeverisjes do të bëhet publike brenda pak ditësh dhe ka për qëllim përfshirjen e qytetarëve sa më shumë në qeverisje.

Sipas kësaj platforme, qytetarët do të kenë të drejtë të thërrasin në interpelancë ministrat apo kryeministrin , një e drejtë që deri sot ka qenë vetëm e ministrave.

 “Platforma e bashkëqeverisjes,   që do të shpallim publikisht, pas pak ditësh, nuk do të jetë një ëebsite i radhës por mekanizëm i gjallë njerëzish që do ta përdorin atë për të realizuar dhe bërë të mundur implementimin e tre pikave kyçe të dëgjesave publike: Pastrim të gjithë mekanizmit të shtetit nga grabitqarët, shërbim, dhe ndëshkim për ata që bëhen pengesë për këto të drejta”

“Në këtë platformë do të sanksionohet e drejta e njerëzve të zakonshëm për të thirrur në interpelancë ministrat dhe kryeministrin, siç i thërret një grup shokësh,  pasi të ketë mbledhur  me një numër të caktuar firmash” tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy