Sulm me raketa në aeroportin e Kabulit, SHBA-ja gati për tërheqje

Sulm me raketa në aeroportin e Kabulit, SHBA-ja gati për tërheqje

Ndërsa trupat amerikane përgatiten të tërhiqen nga Afganistani, pesë raketa u hodhën drejt aeroportit të Kabulit mëngjesin e së hënës.

Raketa u lëshuan mbi aeroport, por u penguan nga sistemi i mbrojtjes raketor, i instaluar nga forcat amerikane. Fatmirësisht, nga ky sulm i paralajmëruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nuk ka viktima.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë kanë paralajmëruar se orët e fundit të operacioneve në Afganistan do të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme, ndërsa ka takuar edhe familjarët e 13 ushtarëve amerikanë, të vrarë gjatë sulmin në Kabul nga grupi terrosit ISIS-K.

SHBA-ja i këshilloi njerëzit që të qëndrojnë larg zonës së aeroportit, pavarësisht se koha për këdo që ende përpiqet të hyjë në fluturimet e evakuimit, po mbaron.

Deri më tani, SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë evakuuar mbi 117,000 njerëz - të huaj dhe afganë - nga aeroporti i Kabulit, që kur talebanët morën kontrollin dy javë më parë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy